Nis sezoni në Gjirokastër, turistë edhe nga SHBA rrisin fluksin, sfidë mbetet sezonaliteti

Sezoni turistik në Gjirokastër ka nisur zyrtarisht dhe sinjalet e para tregojnë se edhe këtë vit pritet të ruhet një ecuri e ngjashme me sezonin e kaluar. Rezervimet aktualisht paraqiten në nivele të qëndrueshme, megjithëse nuk mungojnë edhe rastet e anulimeve, kryesisht nga grupe turistike.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, Maksim Hoxha, një nga problematikat kryesore të turizmit në qytet mbetet sezonaliteti i theksuar. Ai thekson se Gjirokastra vijon të funksionojë kryesisht si destinacion veror, çka krijon vështirësi për bizneset lokale, të cilat shpesh detyrohen të pezullojnë aktivitetin gjatë muajve të dimrit për shkak të kostove të larta dhe mungesës së vizitorëve.

Hoxha sugjeron se nevojitet më shumë mbështetje institucionale nga Ministria e Turizmit, duke marrë shembull praktika nga vendet fqinje si Greqia, ku aplikohen subvencione për të nxitur udhëtimet e brendshme dhe për të mbajtur gjallë turizmin gjatë gjithë vitit. Sipas tij, një model i tillë do të ndihmonte në rritjen e vizitave dhe do të ulte varësinë nga sezoni veror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, këtë vit vihet re një rritje e interesit nga turistët amerikanë, të cilët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në Gjirokastër. Sipas përfaqësuesve lokalë të turizmit, ky treg po sjell një profil të ri vizitorësh, të cilët janë veçanërisht të interesuar për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjithësi, Gjirokastra mbetet një nga destinacionet më të vizituara në vend, por sfida kryesore vazhdon të jetë zgjerimi i sezonit turistik përtej muajve të verës dhe krijimi i një oferte më të qëndrueshme që do të garantojë aktivitet gjatë gjithë vitit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?