Nis stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, Kim: SHBA krah për krah Shqipërisë

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender21” nis zyrtarisht sot. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, sqaron se “Bob Hope” është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje, ndërsa do të bashkohen edhe dy anije të tjera.

“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. Shtetet e Bashkuara janë krah për krah Shqipërisë, shkruan Kim.

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri,

Swiss Digital Desktop Reklama

“Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?