Nis turi i takimeve me qytetarët për buxhetin afatmesmë dhe prioritetet zhvillimore në Elbasan

Bashkia Elbasan ka nisur një tur të gjerë takimesh në çdo rajon dhe njësi administrative, me qëllim diskutimin e buxhetit afatmesëm dhe përcaktimin e prioriteteve për tre vitet e ardhshme.

Takimi i parë u zhvillua në Shirgjan, duke shënuar edhe hapin e parë të këtij procesi gjithëpërfshirës. Në këtë takim ishte i pranishëm kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Evis Kushi.

Deputetja Kushi e cilësoi këtë tur takimesh si shumë të vlefshëm për komunitetin dhe për vetë Bashkinë, pasi u shërben qytetarëve për të përcaktuar investimet dhe prioritetet që do të realizohen në vijim. Ajo theksoi se, megjithëse është bërë shumë punë dhe janë zgjidhur një sërë problematikash, mbetet ende shumë për të bërë.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja vuri theksin te pjesëmarrja e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një tregues të besimit ndaj Bashkisë. Ai u ndal te investimet e realizuara dhe problematikat ekzistuese, duke theksuar se puna do të vijojë për zgjidhjen e tyre, paralelisht me nxitjen e zhvillimit ekonomik në çdo zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, Llatja nënvizoi se Bashkia do të ndërmarrë hapa konkretë për transformimin e sektorit të bujqësisë. “Për herë të parë do të miratojmë një ndërmarrje aksionare në fushën e bujqësisë, e cila do të merret me çështjet bujqësore dhe pyjore. Do të krijojmë shoqëri bashkëpunimi me fermerët dhe blegtorët, sepse duam që ata të jenë partnerë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kësaj fushe”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se në bashkëpunim me qeverinë japoneze po ndërtohet një baxho e re në shërbim të gjithë zonës së Elbasanit, ndërsa paralajmëroi edhe ngritjen e një qendre të madhe në fshatin Thanë, ku do të ndërtohen magazina shtetërore të Bashkisë dhe pika grumbullimi për produktet bujqësore.
Duke theksuar rëndësinë e zinxhirit të përpunimit, Llatja u shpreh se Bashkia synon të krijojë edhe kapacitete konkrete prodhuese: “Ne duam të kemi pikën tonë të grumbullimit, si dhe të ndërtojmë fabrikën tonë të kompostos dhe të turshive. Kjo është shumë e rëndësishme për të rritur vlerën e produkteve vendase dhe për t’i dhënë mbështetje reale fermerëve tanë.”

Ai theksoi se këto iniciativa kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë aktive dhe partnerë në këtë proces zhvillimi.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët do të kenë mundësinë të shprehin mendimet, sugjerimet dhe nevojat e tyre konkrete për komunitetin ku jetojnë.

Ky proces synon të garantojë një vendimmarrje transparente dhe të hapur, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo ide merr vlerësimin e duhur.

Turi i takimeve do të vijojë në ditët në vijim në të gjitha zonat e Elbasanit, duke ftuar çdo qytetar të bëhet pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?