Nis vaksinimi anticovid në çdo universitet, Manastirliu: Një garanci më shumë …

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook, ka bërë me dije se ka nisur vaksinimi anti-covid në çdo universitet të vendit.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi për studentët dhe pedagogët është i detyrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?