Niset avioni i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Është realizuar fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky do të jetë aeroporti i rëndësishën në Shqipëri dhe pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin vendin tonë.

Në ceremominë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi. Po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes, siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës, por një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.
Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve”, tha Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?