Nishani: Rama rrëzohet nga pushteti vetëm nëse PD-ja reformohet dhe bëhet e besueshme për 1 milion shqiptarë

Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, thotë se Edi Rama rrëzohet nga pushteti vetëm nëse PD-ja reformohet dhe bëhet e besueshme për 1 milion shqiptarë”.

“Unë kam kërkuar marrjen e përgjegjësisë politike për rezultatin në zgjedhje, që nuk i dha qytetarëve atë që prisnin nga Partia Demokratike. Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe më keq seç ka qeverisur në 8 vitet e fundit, përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin.

Dhe PD-ja nuk arriti që ta mposhtë modelin e Edi Ramës. Zgjedhjet janë të grabitura, por kjo nuk është hera e parë që ndodh. Nuk ka dilemë që Edi Rama, që është përgjegjësi kryesor për garantimin e standardeve normale të zgjedhjeve, nuk do të ofrojë ndonjëherë zgjedhje normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mekanizmi për ta rrëzur Ramën është politik dhe mund ta bëjë vetëm PD-ja. Por kjo parti nuk e bën dot këtë gjë kështu siç është. Modeli i Ramës rrëzohet vetëm nëse PD-ja reformohet dhe bëhet e besueshme për 1 milion shqiptarë”, tha Nishani për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?