Nisin fluturimet direkte me Dubain
Shqipëria ka nisur prej kësaj të diele, fluturimet direkte me Dubain. Pasagjerët e parë që mbërriten në Rinas u pritën nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili në mënyrë simbolike u dhuroi dhe flamurin shqiptar.
Fluturimet direkte do të jenë 2 herë në javë, por ministri Klosi theksoi se vera do të sjellë shtim të fluturimeve në 4 herë në javë për shkak të kërkesës në rritje.
Ai tha se Dubai përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme të marrwdhënieve të turizmit shqiptar me botën aziatike dhe arabe. Për qeverinë shqiptare vendosja e kësaj linje ka synim që nëpërmjet aeroportit të Rinasit të shërbejë edhe si pikë lidhje me rajonin dhe më gjerë.
Një tjetër pikë që i bën optimist përfaqësuesit e qeverisë shqiptare si dhe të kompanisë që kryen këto fluturime është edhe fushata në rritje e vaksinimit.