Nisin hetimet për Flamur Nokën, 7 të arrestuar në disa zona. 38.42% e shqiptarëve kanë votuar

Votimi nisi në 07:00 në gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Procesi vijon normalisht, por ka arrestime, sherre ku janë përdorur edhe armë, si edhe debat të fortë mes kundërshtarëve në Vorë. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Komisioni Rregullator do të vendos nëse do ketë shtyrje të orarit të votimit në qarkun e Vlorës, ku rrugët janë bllokuar për shkak të Giro d’Italia. PS kërkon shtyrjen, PD kundër.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të shkarkojë të gjithë vëzhguesit e partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.

Pak orë pas incidentit të regjistruar në KZAZ nr.27, në qytetin e Vorës, ku Flamur Noka u përplas verbalisht dhe fizikisht me aktivistë të Partisë Socialiste, policia ka proceduar në gjendje të lirë Sekretarin e Përgjithshëm të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi në rang vendi

Swiss Digital Mobile Reklama

Qarku i Dibrës ka pjesëmarrjen rekord për zgjedhjet e sotme (11 maj), ku të gjithë qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 7 të mëngjesit. Deri në 17:00 kanë votuar në total 38.75 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime është Dibra, me 48.51 përqind. Me pjesëmarrje të lartë është edhe qarku i Tiranës, ku kanë votuar 42.57 përqind e zgjedhësve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët vijon të jetë Vlora, me 28.51 përqind.

Thirrjet që shqiptarët të dalin në votime

Drejtuesi politik i PD në qarkun Berat, Eno Bozdo bën thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në votime, pasi sikurse në të gjithë Shqipërinë, edhe qarku i Beratit numëron një shifër të ulët të votuesve. Edhe pse pas dy orëve mbyllet dhe zyrtarisht procesi i votimit në 277 qendrat e votimit në qarkun e Beratit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 15:00 ka qenë 28%.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Silda Çepe u shpreh se 11 maji është dita e shqiptarëve e për këtë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, tha ajo.

Arrestimet

Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar për fotografim të votës.

Pas rastit të parë të një 56-vjeçare në Elbasan Majlinda Cani, dhe më pas një gruaje tjetër po 56-vjeçe policia njofton se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, një 57-vjeçar dhe një 28-vjeçar, respektivisht Hasan Doka dhe Redion Lelo.

Një tjetër i prangosur është Renato Feri, 34-vjeçar, ish-punonjës policie.

Në Gjirokastër, strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore arrestuan një 30-vjeçar nga Këlcyra pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Ndërkohë në Fshatin Spathar të Librazhdit, u arrestua edhe një 43-vjeçar tjetër për fotografim vote dhe më pas iu sekuestrua celulari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?