Nisin hetimet për traktet në Vlorë

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për traktet e shpërndara mëngjesin e sotëm në qytet, autorësinë e të cilave e ka marrë një organizatë e quajtur “Vlora përgjigjet”.

Burime policore thonë për TemA-n se çështja është referuar në Prokurorinë e Vlorës dhe ka nisur marrja në pyetje e personave që mund të kenë dijeni mbi to.

Traktet u bënin thirrje qytetarëve për të reaguar, sipas organizatës, ndaj padrejtësive që po i bëhen Vlorës dhe popullit shqiptar.

Ato ishin shpërndarë mbi makina, ngjitur në shtylla, në mure në fasadat e godinave të institucioneve.

“Ngrihu. Ka ardhur koha. Ku është dinjiteti vlonjat? Nuk ke mundësi të paguash dritat? Burg! Popull i Vlorës, ka ardhur koha të tregojmë forcë ndaj diktaturës që po nënshtron dita ditës popullin tonë. Mjaft! ”, shkruhej në fletushkat e shpërndara gjithandej në Vlorë.

SHKARKO APP