Nisin protestat në Lezhë kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët bllokojnë autostradën Lezhë-Laç
Sot dita e katërt radhazi kur qytetarët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Protestuesit patën njoftuar se protesta do të kulmojnë sot në Tiranë dhe pritet të fillojnë në orën 11:00.
Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit qytetarët kanë nisur grumbnullimet, ku mësohet se në Lezhë është bllokuar autostrada Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i protestuesve edhe në Pogradec e Berat.