Nisin punimet për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, Manastirliu: Model në të gjithë rajonin

Kanë nisur punimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për rindërtimin e Spitalit të Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Punimet janë inspektuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka konsideruar një investim madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, një spital që do të jetë shembull në të gjithë rajonin.

Ky nuk është thjeshtë një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale”, deklaroi Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa u shpreh se do të ngrejë në një nivel të ri shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjise Vaskulare, Ministrja Manastirliu, bëri me dije se ky spitali i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?