Nisin regjistrimet për në çerdhe

Kanë nisur tashmë  regjistrimet  e fëmijëve për në çerdhet e Tiranës. Deri në datën 1 korrik të gjithë prindërit kanë mundësi të aplikojnë për të regjistruar fëmijën e tyre në çerdhe.

Ndërkohë që, për të aplikuar duhet që të dorëzohet një çertifikatë personale e fëmijës si dhe një vërtetim pune i nënës ose babait.

Po ashtu, Bashkia e Tiranës po shikon mundësinë që të marrë edhe disa ambiente me qira për çerdhe të reja, pasi ka kërkesa të shumta. Lista e fëmijëve që do të pranohen në çerdhe do të publikohet në fund të muajit korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?