FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nisin reshjet e borës, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes

Kanë nisur reshjet e borës në juglindje të vendit. Prezencë të borës ka pasur në aksin nacional Korcë-Pogradec në disa pjesë të këtij aksi dhe në majë të Qafë Thanës.

Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar duke mos krijuar problematika në rrugë por megjithatë ka pasur prezencë të borëpastrueseve përgjatë akseve për të shmangur problematikat që mund të krijohen nga moti. Reshje në formë shiu dhe bore ka pasur edhe në zona të tjera po pa krijuar probleme.

Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?