Nisin reshjet e para të borës, ky është parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite. Në pjesën e dytë të ditën pritet mot i kthellët.
Për herë të parë në zonat veriore dhe verilindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.