Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të keni parasysh

Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021 dhe siç kishte njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor.

Bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.

“??️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkroi Ambasada amerikane pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?