Nisin verifikimet për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj

Kryebashkiaku u denoncua nga PD se ka qenë i dënuar në Greqi.

Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohej se kryebashkiaku Qerim Ismailaj, ndodhej në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Vetë Ismailaj në një prooncim për median u shpreh se është i hapur për çdo verifikim.

SHKARKO APP