Një 37 vjeçare jep fund jetës, shkak vendimi i dyshimtë i një gjyqtari që i heq kujdestarinë e vajzës

Një vendim gjykate, që ka nevojë të hetohet nga KLGJ dhe institucionet e tjera të drejtësisë, ka sjellë një ngjarje tragjike. Një 37 vjeçare i dha fund jetës ditën e sotme në qytetin e Sarandës duke pirë fotoksinë.

E reja që humbi jetën sot rrugës me helikopter ndërsa po transportohej në Tiranë, është Elona Dauti. Ndonëse mjeku u mundua të shpëtonte jetën e saj, por ajo ndërroi jetë.

Shkak për aktin ekstrem mësohet të jetë bërë fakti që Gjykata i kishte hequr kujdestarinë e vajzës për t’ia dhënë bashkëshortit.

Por jo vetëm kaq, por bashkëshorti e kishte marrë vajzën 12 vjeçare me vete në Itali. Kjo ka shkaktuar krejt tragjedinë, pasi jo vetëm ia morën kujdestarinë e vajzës, por edhe nuk e takonte dot, pasi në Itali nuk shkonte për arësyet që tashmë dihen.

Mediat kanë shkruar sot se kush ishte Elona Dauti?

Ajo punonte në Bankën Kombëtare Tregtare të Sarandës si ekonomiste, duke qenë një profesioniste e zonja, si dhe ishte banore e lagjes nr 4, ku njihej si një zonjat më të respektuara dhe e dashur për banorët.

Një gjykatës i heq kujdestarinë dhe i merr jetën 37 vjeçares. KLGJ duhet ta hetojë gjyqtarin që ka firmosur këtë vendim dhe që solli tragjedinë në fjalë.

Në foto: 37 vjeçarja Elona Dauti

 

SHKARKO APP