Një adoleshent italian plagoset me thikë në zonën e ish-Bllokut

Një adoleshent italian është plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë. Italiani, 20 vjeçar, Elio Caiffa, i cili kishte ardhur nga Bari i Italisë dhe jetonte prej disa kohësh në kryeqytet është goditur nga një person tjetër që është shpallur në kërkim, pas një sherri që ka lindur në ambjentet e lokalit.  Dëshmitarët thanë se personi që e plagosi me thikë, ishte i dehur. Italiani Caiffa ka marrë 2 plagë të rënda në trup, por pasi mori ndihmën e parë në spital, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e lokalit për identifikimin e autorit, dhe kapjen e tij.

 

SHKARKO APP