Një adoleshent në Lezhë i vjedh priftit italian 4 orë floriri, me vlerë 30 mijë euro

Një prift italian bie viktimë e një adoleshenti, të cilin e ke denoncuar se i ka vjedhur orët e çmuara të floririt me vlerën e 30 mijë eurove. Nga policia e Lezhës njoftohet se një 19- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një prifti italian që banonte në Shënkoll të Lezhës, orët e floririt. Dom Antonio Leuçi, me banim të përkohshëm në Shënkoll, kallëzuar në polici shtetasin Mariglen Brije, i cili jetonte në të njëjtin fshat. Sipas policisë, prifti ka denoncuar grabitjen e 4 orëve të floririt, me vlerën e 30.000 eurove, duke qenë se adoleshenti njihej me të dhe ka vizituar shtëpinë e priftit disa herë. Por siç duket, pas vjedhjes, nuk është dukur më. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij që ndodhet në Institutin e Kishës Katolike në Shënkoll të Lezhës.

SHKARKO APP