“Një amerikan misterioz në Tiranë heton paratë e personave VIP”

Një zyrtar shumë i lartë amerikan i FBI-së, një nga personat përgjegjës për luftën kundër pastrimit të parave, ka qenë të paktën tre herë në Tiranë.

Kështu u shpreh në studion e emisionit “Java në RTSH” analisti Lorenc Vangjeli i cili tha se zyrtari në fjalë ka ardhur dy herë në fillim të vitit dhe  herën e tretë në këto dhjetë ditët e fundit.

Në panel sëbashku me gazetarin investigativ Artan Hoxha dhe analistin Preç Zogaj, Vangjeli tha se emri i këtij zyrtari nuk rezulton të jetë shënuar në sistemin TIMS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Axhenda e kësaj vizite të fshehtë pune është një sekret që ruhet fort dhe për qëllimin e saj vetëm mund të hamendësohet. Me gjasë edhe për lidhje të mundshme me hetime konkrete që janë në zhvillim e sipër” – tha Vangjeli duke shtuar se më shumë se kuriozitet, misioni i tij ka ngjallur frikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, hetimet nuk lidhen me individë të zakonshëm dhe qytetarë anonimë, por për personazhe të fortë publikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?