FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një autobus me udhëtarë hyn në tokën shqiptare! Policia i sjell në Tiranë

Kur qeveria thotë se kufinjtë janë mbyllur, një autobus i linjës Kretë-Tiranë, është futur në territorin shqiptar, duke thyer kështur urdhrin e qeverisë. Pasi kanë qëndruar për rreth dy orë në doganë, autobusi me 30 udhëtarë është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar me kushtin që pasagjerët dhe dy shoferët të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Mësohet se të gjithë pasagjerët kanë firmosur një formular përpara se të hynin në territorin shqiptar ku marrin përgjegjësinë që të vetkarantinohen sapo të shkojnë në banesat e tyre. Pavarësisht se ekziston një urdhër i prerë dhe kompanite e transportit udhëtarëve kanë marrë njoftim për të mos qarkulluar në Greqi dhe anasjelltas.

Policia Kufitare e Kakavijes u angazhua që udhëtarët të mos ngeleshin në rrugë dhe me bashkëpunimin edhe të prefektit të Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, u bë i mundur që autobuzi së bashku me 30 pasagjerët në bord, t’i jepej autorizimi për të udhëtuar drejt Tiranës nga ku më pas të gjithë pasagjerët dhe dy shoferët do të vetkarantinohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?