”Një delegacion i huaj do t’i sigurojë vendit miliarda lekë”, deputeti lëshon perlën e radhës në Kuvend
Selami Jenisheri është një deputet që tërheq vëmendje me deklaratat dhe gafat që bën gjatë fjalimeve në seancat plenare në Kuvend. Ashtu ndodhi edhe këtë të enjte, ku teksa po fliste për pensionet e ulëta, ai gaboi kur bëri mbledhjen. Sipas tij, një të moshuari i duhen “800 mijë lekë” për të bërë rrugën vajtje-ardhje me urban.
Nga ana tjetër, ai u mburr se ka mundësuar një marrëveshje me një delegacion të huaj që do t’i sigurojë vendit miliarda lekë. Pak ditë më parë, bëri “bujë” një tjetër deklaratë e Jenisherit, kur u shpreh se ai ka bërë Shqipërisë pjesë të OKB-së.
”Si nuk ka ardhur njeri që të thotë ‘Selami Jenisheri bravo të qoftë’ që ke bërë të mundur që të vijë kjo organizatë humanitare ndërkombëtare, e Kombeve të Bashkuara që të na sjellë ndihmë. Duhet vetëm një firmë që në nëntor. Kryeministri, Ministria e Financave dhe e Jashtme nuk e firmosin. I them ministers Olta Xhaçka, firmose moj Xhaçka, firmose moj burrneshë që t’i vijnë shqiptarëve këta miliarda lekë të vjetra, janë rreth 170 milionë lekë, ka ardhur 2 herë delagacioni”.