Një ditë në burg, Balliu fotografohet me të atin në Bulevard
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, një ditë pas burgut është parë duke shëtitur me të atin, Fahri Balliun.
Të enjeten, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin, i arrestuar pas protestës së dhunshme dhe të paligjshme dy ditë më parë tek Unaza e Re. Prokuroria kërkoi “arrest shtëpie” por Gjykata vendosi masë më të lehtë, detyrim paraqitje.
Edhe për tre të arrestuarit e tjerë u vendos e njëjta masë. Banorët e zonës së ‘Astirit’, Lulzim Marqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi së bashku me Balliun tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli dhe u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.
KOHA JONË SONDAZH

