Një ditë pas terrorit, ish-gruaja kërkon drejtësi. Fqinja-Veliut më 4 maj: Polica e Elbasanit na thotë ”ai është budalla”

Në lagjen e Elbasanit, e cila një ditë më parë u kthye në një fushëbetejë mes të moshuarit Lefter Zhidru dhe forcave të policisë, jeta ka rinisur normalisht. Por, shenja të betejës dhe ajo çka përjetuan banorët e zonës, janë mëse të dukshme.

Nga dritarja, 71-vjeçari qëllonte në drejtim të forcave të policisë duke plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, ndërsa dera u bë “shoshë” nga plumbat e RENEA-s, por edhe të viktimës i cili qëllonte shpeshherë nëpërmjet saj ndaj forcave policore që i bënin thirrje të dorëzohej. Ish-gruaja  e 71-vjeçarit që e kishte denoncuar disa herë për dhunë, ka nisur vajin duke akuzuar forcat e policisë dhe gazetarët për atë që ndodhi.

Nga ana tjetër, banorët e pallatit janë ndjerë të frikësuar gjatë 5 orëve të përpjekjeve për të nxjerrë nga banesa të moshuarin e armatosur deri me lëndë plasëse. Banorët shprehen se edhe ata vetë e kishin denoncuar disa herë në polici Lefter Zhidrun për problemet që shkaktonte si me familjen e tij, ashtu edhe me banorët e pallatit. Ndoshta, kjo është arsyeja që disa prej banorëve shprehen se tanimë shpëtuan prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pyetje që shtrohet pas kësaj ngjarje të rëndë është edhe ajo e mosreagimit të Policisë së Elbasanit ndaj këtij personi. I denoncuar disa herë si nga bashkëshortja, ashtu edhe nga komshinjtë, duket se policia nuk e ka parë të arsyeshme të kryejë qoftë edhe një kontroll banese ndaj 71-vjeçarit Zhidru dhe ku ndoshta do të mund të gjente arsenalin e armëve që ai përdori ndaj forcave të policisë dhe kalimtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?