Një dron rrëzohet në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë, banori: Jemi të frikësuar
Në këtë kohë lufte, rrëzimi i një droni në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë, ka shkaktuar panik dhe frikë. Banori i shtëpisë ku ka rënë droni, thotë se droni u përplas në ballkonin e shtëpisë dhe më pas ra në tokë.
“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Ne e kemi kapur, e kemi prekur me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pasur disa letra dhe disa numra, por s’ka pasur një flamur ose diçka tjetër.
Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera.
Ne e kapëm me dorë dhe e ka pasur një zhurmë sikur do të nisej, por e kemi kapur, ja kemi hequr baterinë edhe u ndal. Po vetë ja kemi hequr se të gjithë jemi frikësuar prej tij”.