Një emigrant shqiptar shkon shumë lart, hedh në gjyq qeverinë britanike

Një i ri me origjinë shqiptare ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike.
Sipas mediave britanike, ai thotë se atij iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”.

I riu pretendon se mohimi i së drejtës për të qëndruar në Britaninë e Madhe, shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe ai kërkon dëmshpërblim. Një avokat që drejton ekipin ligjor të Home Office i tha gjyqtarit se çështja ishte “vonesa” dhe jo politika “sekrete”. “Ky rast ka të bëjë me vonesë. Nuk bëhet fjalë për politika sekrete apo të pa publikuara”, tha ai.

Avokatët që përfaqësojnë azilkërkuesin shqiptar, i cili po mbështetet nga organizta “Asylum Aid”, i kanë thënë gjyqtarit se ka një “keqpërdorim serioz të pushtetit” në Britani.
Ata thanë se ekzistonte një politikë që u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar në Britani, në përputhje me një Konventë Evropiane Kundër Trafikimit.

Dy avokatët thanë se në tetor të vitit 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t’u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar aty ku kishin një kërkesë në pritje për azil.

SHKARKO APP