Një faturë Kosovë-Shqipëri, biznesi përsërit kërkesën për dy qeveritë shqiptare

Shoqatat e biznesit në Shqipëri e Kosovë përsërisin kërkesën për vlefshmërinë e faturës tatimore mes dy vendeve. Në një takim në Kukës, bizneset kërkuan që kjo të jetë teme kryesore në mbledhjen e qeverive Rama-Kurti në Shkodër.

Biznesi në Shqipëri e Kosovë kërkon nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, njohjen e vlefshmërisë së faturave tatimore mes dy vendeve.

Shoqata e Eksportuesve të Kosovës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” firmosën në Kukës, një kërkesë të përbashkët drejtuar kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurtit, ku kërkojnë angazhim direkt në zbatimin e kësaj kërkesa e treta me radhë drejtuar dy qeverive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nexhat Hasani: Shpresojmë që me ndryshimin e qeverisë në Kosovë të kemi suksese më të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesi shqiptar në dy anët e kufirit argumenton se ky vendim do të jepte efekte pozitive në ekonominë e dy vendeve ndaj kërkojnë që të jetë temë e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.

Sokol Kolgjini: Kemi realizuar tre takime me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës për këtë nismë ndërsa nga qeveria shqiptare është injoruar.

Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës janë angazhuar për eleminimin e barrierave fiskale mes dy shteteve, mes të cilave edhe heqja e tatimit të dyfishtë, por deri tani në këtë drejtim nuk është bërë asnjë hap konkret.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?