“Një fluturim nga Tirana drejt Frankfurtit të shtunën”, ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Teksa autoritetet shqiptare kanë vënë në dispozicion disa linja udhëtimi, për të riatdhesuar shqiptarët e bllokuar jashtë për shkak të COVID, ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada iu komunikon qytetarëve të saj se nëse janë të interesuar të largohen nga Shqipëria, ditën e shtunë do të ketë një linjë udhëtimi nga Tirana, drejt Frankfurtit.

“?? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim nga Tirana për në Frankfurt, i cili niset të shtunën, 25 prill, në orën 12:00. Nëse jeni qytetar amerikan ose resident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutem të nisni menjëherë një email në ACSTirana@state.gov”, shkruan Ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?