Një grua blen vota? Kapllanaj: Ndryshimin në Mallakastër, nuk e ndal asnjë lajm i fabrikuar

Sot në media qarkulloi lajmi se një grua është shoqëruar nga policia e Mallakastrës, pas denoncimeve se po blinte vota, kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për kryetar bashkie në Mallakastër, Agron Kapllanaj thotë se asnjë sajesë e shpërndarë në medie dhe asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në këtë qytet.

“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër”, tha ai.

Kapllanaj u shpreh se përbuz çdo akt që ofendon qytetarët. “Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë bashkinë tek qytetarët”, shtoi ai.

SHKARKO APP