FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një grua tenton të hyjë me thikë brenda në Gjykatë, ja çfarë ndodhi

Këtë të hënë, një grua ka tentuar të hyjë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë rreth orës 10:00 dhe me vete kishte një thikë. Objekti metalik është diktuar teksa ajo ka kaluar në skaner dhe menjëherë ka tentuar të largohet duke u drejtuar nga dalja e gjykatës.

Ajo është ndaluar menjëherë nga sigurimi, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë. Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do shkonte vetë në makinë, por mos e preknin pasi nuk e lejonte besimi fetar këtë gjë pasi ishin të gjithë efektivë meshkuj.

Nuk dihet arsyeja se përse gruaja kishte me vete një thikë, ndërsa mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?