Një “i penduar” zbardh tritolin ndaj Tahirit

Mesohet se ka zhvillime te forta per tritolet dhe bandat e krimit.Njeri ka folur . Por duket se po permend edhe emra qe nuk ishin degjuar ndonjehere. Edhe politikane.

Arrestimi i Alfred Qefalisë dhe Kristi Pines pak ditë më parë në Tiranë është bërë për shkak të dyshimeve se ata janë të përfshirë në vendosjen e tritolit te farmacia e të atit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Disa të përditshme flasin sot për ekzistencën e një të penduari me iniciale A.G. i cili ka dëshmuar se shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm e ka kryer Alfred Qefalia.

Thuhet gjithashtu se “i penduari”, pjesë e një grupi kriminal që kryente ekzekutime ka rrëfyer edhe për vrasësit e biznesmenit Leonard Murati në Durrës dhe plagosen e rëndë të biznesmenit të ndërtimit Armando Çeka dhe juristit Julian Çela me anë të një shpërthimi me tritol. Sipas tij urdhrat vinin nga brenda burgut dhe ekzekutoheshin kundrejt shumave 5 deri 25 mijë euro. Vetë i penduari është arrestuar ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për vrasje.

 

 Flet Admir Tafili: Nuk kam lidhje me tritolin

“Nuk kam urdhëruar vrasje. Nëse do të jepja urdhra nga burgu, do i jepja për hasmit e mi. Me këtë çështje që më përfshijnë, nuk kam asnjë lidhje”. Këto janë fjalët e Admir Tafilit, të dënuarit me burgim të përjetshëm, i cili është i dyshuar nga policia si urdhërues për vrasje nga burgu i sigurisë së lartë Peqin, ku ndodhet i izoluar.

Gjatë një bisede telefonike me “GSH”, Tafili shpjegon njohjet me dy të dyshuarit për vrasje me pagesë, Kristi P. e Alfred Q., të cilët ndodhen prapa hekurave, të dyshuar si vrasës me pagesë dhe pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

“Kristin dhe Alfredin i njoh nga burgu. Kemi qenë në një sektor. Kaq njohje kam me këta dy persona”, – thotë Tafili. Ai nuk pranon të japë shpjegime të mëtejshme, por këmbëngul se emri i tij, përmendet me të padrejtë. Por, ndërsa i dënuari me burgim të përjetshëm mohon përfshirjen, një grup hetuesish nga Prokuroria për Krime të Rënda do të “zbarkojë” në burg, për të marrë dëshminë e Tafilit. Sipas hetuesve, ka dyshime të forta, që Tafili të jetë urdhëruesi direkt i krimeve të rënda. Nga hetimet rezulton se grupi që urdhëronte vrasjet, është shumë i fuqishëm dhe i janë cenuar interesa të mëdha, e me shumë gjasë, Tafili mund të jetë përdorur si “urë lidhëse”.

SHKARKO APP