Një i vrarë dhe një i plagosur pas sherrit në lokal

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Rroms të Hekalit në Mallakastër. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit në një lokal, ku janë qëlluar me armë shtetasit Eduard Zotaj dhe Blerim Beqiraj. Të dy këta persona u transportuan me plagë të rënda në spital, por Zotaj nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e krimit dhe është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se autori dyshohet të jetë 32-vjeçari Engjull Hodaj, ndërsa policia ka kërkuar bashkëpunimin e komunitetit për arrestimin e tij.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit, ndërsa policia po merr në pyetje banorët e fshatit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

SHKARKO APP