Një javë pas mbytjes në Bunë trupi i peshkatarit gjendet buzë plazhit të Velipojës

 

Trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur një javë më parë në grykëderdhjen e lumit Bunë është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregdetin e Velipojës.

Peshkatari Hyqmet Shatza ra në lumë pasi iu për mbys varka nga reshjet e shiut, ndërsa ai ishte duke peshkuar në kryqëzimin midis Bunës dhe Drinit. Ai ndodhej në varkë bashkë me një tjetër peshkatar i cili u përpoq ta ndihmonte por rrezikoi edhe vetë të mbytet.

Familjarët e peshkatarit të mbytur i përkasin komunitetit egjiptian dhe u ankuan për neglixhencë nga ana e shtetit shqiptar duke bërë thirrje ditët e fundit që të ndihmohen në gjetjen e trupit të tij.

SHKARKO APP