Një kampionat volejbolli në Shqipëri, ku djemtë dhe vajzat fitojnë bashkë
BALFIN Volley, tashmë një traditë sportive e Grupit BALFIN ka nisur edicionin e tij të 9-të, ku ndeshjet po zhvillohen rregullisht çdo ditë të hënë dhe të martë në sallën e lojërave me dorë në Universitetin Marin Barleti në Tiranë. Sipas rregullores së këtij kampionati, djemtë dhe vajzat e kompanive të Grupit të bizneseve të themeluar nga Samir Mane luajnë bashkërisht në të njëjtin ekip. Për të dëshmuar se sa seriozisht merret ky kampionat, disa ekipe kanë nisur të stërviten rregullisht që prej muajit mars. Ajo që është tjetër për tu shënuar, është se ndeshjet zhvillohen me praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh nga kompanitë, gjë e cila ka lënë gjithnjë mbresa për atmosferën që krijon.
Kampionati i vjetshëm në Shqipëri, u fitua për herë të parë nga Mane TCI. Kompania, e cila shquhet në sektorin e ndërtimit, bëri që seria e triumfeve radhazi e Neptun Albania, që ishte ndërprerë një vit më parë nga ACREM, kompania e menaxhimit të pasurive të paluajtshme, mes të cilave TEG dhe QTU, të mbetej ende pezull për ekipin më të titulluar, me të cilin u ndesh në finale.
Por Neptun arriti të merrte një revansh pak muaj më pas, po ndaj Mane TCI, të cilin arriti ta mposhtë në kampionatin e parë ndërkombëtar të volejbollit të Grupit BALFIN, ku morën pjesë edhe ekipet e kompanive të këtij Grupi në Kosovë. Melsen Caca, drejtor i departamentit të financës pranë Neptun Albania dhe njëkohësisht kapiten i ekipit të volejbollit e shpreh në fjalët e tij peshën që kanë mbi supet e skuadrës, titujt e shumtë të fituar.
“Vitet kalojnë por objektivat e Neptun nuk ndryshojnë. Edhe këtë vit synojmë të marrim rezultatin maksimal, të rikthejmë në shtëpi kupën e kampionit.. Vitin e kaluar, shkuam shumë pranë fitores së 6-të me ekipin e Mane TCI por pavarësisht humbjes nuk u dorëzuam. Fitorja është gjithmonë e bukur por ajo bëhet unike kur ekipet mbështeten nga tifozët e tyre, duke dhuruar në çdo ndeshje një atmosferë elektrizuese dhe festive. Rrugëtimi për tu bërë kampion është i gjatë dhe i vështirë, por akoma më sfiduese është të mbash nivelin e arritur. Këtë vit, disa skuadra janë përforcuar dhe rivaliteti është rritur ndjeshëm. Për Neptun kjo nuk është pengesë por një shtysë e madhe për tu përmirësuar e për të arritur objektivin e madh. Sfida sapo ka filluar, të fitojë më i miri!”.
Eugesta Jazi, specialiste e Burimeve Njerëzore pranë Mane TCI, dhe njëherësh kapitene e skuadrës kampione në fuqi në Shqipëri, tregon se fryma e skuadrës është e njëjtë me atë të kompanisë.
“BALFIN Volley është në vitin e nëntë dhe do të vazhdojë traditën e saj shumë të bukur ku angazhimi dhe pjesëmarrja nga kompanitë e Grupit është gjithnjë e më e madhe. Ky aktivitet na ndihmon të njihemi dhe të krijojmë një frymë bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e ekipit dhe kompanive të tjera. Në kampionatin e fundit skuadra e Mane TCI ka dalë në vend të parë dhe ka ngritur kupën e Shqipërisë dhe është renditur e dyta në kupën Ndërkombëtare. Kjo fitore nuk ka qënë rastësi për skuadrën tonë pasi angazhimi dhe fryma e ekipit që përcillet në këtë kompeticion i përfaqëson dhe nxjerr në pah vlerat e një kompanie lider në treg që pavarësisht vështirësive dhe konkurrencës arrin të jetë gjithnjë numri një. Synim ynë është të kthejmë kupën në shtëpi për të vazhduar traditën e kampioneve dhe të tregojmë se me disiplinë dhe ambicies asgjë nuk është e pamundur!”.
Në 8 edicionet e mëparshme të organizuara në Shqipëri, 5 edicione janë fituar nga Neptun Albania, 1 nga BALFIN Shpk, 1 nga ACREM dhe 1 nga Mane TCI. Ekipet pjesëmarrëse këtë vit janë: Tirana Bank, Milsped/Stella Mare, BALFIN sh.p.k, Scan TV, Mane TCI, Neptun Albania, Jumbo Albania, Elektroservis, ACREM, On Solutions dhe SPAR Albania, me rreth 200 punonjës pjesmarrës.
Artan Pogoni, doktor i sporteve, dhe bashkëpunëtor i Grupit BALFIN në zhvillimin e këtij aktiviteti, nuk e fsheh gëzimin për risitë që sheh këtë vit, në prag të një dekade bashkëpunimi.
“BALFIN Group, si kompani lider ne fushen e biznesit ne vend, ka kuptuar tashme rendesine qe sjellin te tilla organizime sportive ne dobi te shendetit, socializimit, anti-stresit, argetimit, arritjes se objektivave afatshkurter dhe afatgjate si dhe formes se gares ndermjet punonjesve te kompanive te ndryshme brenda grupit. Ky aktivitet, ne permbajtje te cilit eshte sporti i volejbollit, ku perfshihen si femrat ashtu edhe meshkujt ne te njejten kohe, ku u jepet mundesia te gjithe punonjesve te aktivizohen pamvaresisht nivelit te punesimit qe kane apo edhe moshes se tyre, permbush me se miri esencen e misionit per te cilin zhvillohen keto lloje aktivitetesh nga kompani biznesi ne favor te shendetit te mire mendor dhe fizik te punonjesve te tyre. Kete vit pjesmarres ne aktivitet do te jene 11 kompani brenda grupit Balfin. Per tu permendur eshte fakti qe pjesa me e madhe e kompanive e kane vleresuar maksimalisht kete pjesmarrje duke u stervitur ne menyre serioze, me trajnere profesioniste dhe e vecanta eshte se disa prej tyre kane qe ne muajin mars qe kane fulliar pregatitjet. Kjo tregon qe te gjithe e mirpresin zhvillimin tashme tradicional te aktivitetit dhe ne si staf organizator na obligon akoma me shume per te qene sa me korrekt dhe profesional ne punen tone”.
Përveç kampionatit të volejbollit, për ta mbajtur të lartë shpirtin e garës dhe argëtimin, BALFIN sivjet ka nisur një kampionat të ngjashëm edhe në futboll, ku rreth 140 punonjës të regjistruar po marrin pjesë.