Një lajm i mirë në këtë luftë/Pipero: Ja kur kurba do të nisë rënien

Shqipëria kapi rastet e para me Covid-19 më 9 mars dhe që atëherë, vendi është në shtetrrethim dhe masat e qeverisë sa vijnë dhe shtohen. Në këto ditë të zeza, mjeku Pëllumb Pipero, jep një lajm të mirë. Sipas tij deri më tani, “14,6% e mostrave kanë rezultuar pozitivë”, gjë që, sipas tij, “është një përqindje pak a shumë e njëjtë me vendet e tjera”.

”Tashmë kemi hyrë në javën e katërt. Për mendimin tim, në rast se rastet janë gjurmuar hap pas hapi, rastet e reja me shifra 11, 15 apo 13, janë trend pozitiv brenda të keqes së madhe që ka kjo epidemi. Java e dytë e prillit do të flasë shumë. Në rast se gjurmimi i rasteve vijon me kujdes dhe nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë masat e qeverisë dhe këshillat e mjekëve, unë besoj se java e dytë e prillit do të na gjejë në fillim të thyerjes së kurbës”,-tha në A2cnn.

Nga ana tjetër, në lidhje me kurën që përdoret për të infektuarit me Covid-19, ai tha se ”Kemi respektuar skemat e mjekimit më të përparuara që janë zbatuar në Kinë, Itali dhe vendet e tjera. I kemi dhënë një ose dy antibiotikë, oksigjenoterapi është mjekim kompleks dhe jemi treguar të kujdesshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?