Një meteor dëmton shtëpi në Gjermani
Një meteorit ra në çatinë e një shtëpie në Koblenz (Gjermani), por u shkaktuan dëme edhe në rajonet Hunsrück dhe Eifel. Dëshmitarët okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell – nuk pati të lënduar.
Sipas njoftimit të policisë gjermane, meteoritët kanë shkaktuar dëme në çati dhe shtëpi në landin Rheinland-Pfalz. Raportimet për dëme kanë ardhur nga rajonet Hunsrück dhe Eifel, si dhe nga Koblenz, tha një zëdhënës i policisë për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa). Nuk ka patur të lënduar. “Sipas informacioneve që kemi në dispozicion, nuk ka më asnjë rrezik, thuhet.
Shfaqja e panjohur e objektit të ndriçuar i mbajti shumë njerëz në ankth, madje pati spekulime në mediat sociale, nëse mund të bëhej fjalë për një raketë iraniane.
Kur një asteroid hyn në atmosferën e Tokës, shpesh copëzohet. Shumica e këtyre copave digjen me hyrjen në atmosferë, por ato që mbijetojnë në atmosferë e arrijnë të godasin sipërfaqen e Tokës quhen meteoritë.

KOHA JONË SONDAZH

