Një nga viktimat e Selitës, djali i ish­-deputetit.Gëzim Luli: Djali im s’është vrarë për grabitje

Adnan Luli, 22-­vjeçari që u vra mëngjesin e së mërkurës nga Flamur Ymeri, është ish­deputeti i PD­së, Gëzim Luli, që aktualisht punon si mësues.

Ai ka shprehur dyshimet rreth mënyrës së vrasjes së të birit dhe thotë i bindur se djali i tij nuk është vrarë për grabitje.

Kështu, për mediat ai ka pohuar se i biri ka dalë nga shtëpia pas mesnate dhe nuk është kthyer më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, është e habitshme që vrasja të ketë ndodhur në 08:00 të mëngjesit, nëse do të bëhej fjalë për grabitje. Për më tepër, Gëzim Luli thotë se është e dyshimtë se si Flamur Ymeri ua ka hequr armët nga duart dhe nuk është mjaftuar duke i qëlluar në kokë, por edhe në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja e dyfishtë e Selitës është e mbuluar me mistere të shumta. Flamur Ymeri pretendon se dy viktimat kishin shkuar ta grabisnin, ndaj dhe i ka vrarë.

Por, detajet e kësaj ngjarje kanë hedhur dyshime të forta se mund të mos bëhet fjalë për grabitje.

Zyrtarisht, policia për momentin nuk ka dhënë asnjë version për krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?