“Një njeri që ka 100 mijë $ thotë a duhet t’i humb të gjitha apo t’i mbaj”, biznesmeni Samir Mane leksion te ‘Luarasi’: Këshilla ime drejt suksesit

Biznesmeni Samir Mane zhvilloi sot një leksion me studentët e Universitetit Luarasi. Ndërsa ndau me ta, hapat e tij të parë në biznes, Mane kishte një këshilli për studentët e Luarasit, lidhur me hapat e sukseseit në të bërit biznes.

“ E rëndësishme është puna dite, edhe pak fat, natyrisht vizion dhe risk. Risku është ai që na ka bërë të kemi sukses. Natyrisht një njeri që ka 100 mijë $ thotë a duhet t’i humb ato të gjitha apo t’i mbaj për familjen, une dhe Irfani e kemi bërë vazhdimit, jam i sigurtë që edhe të tjerë e kanë bërë. Risku është një fakt i rëndësishëm që biznesmenët e kanë.” tha Mane ndërsa rezervoi edhe një këshillë për studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turizmi është një nga industritë që mund të lulëzojë e mund të ecë, është e vetmja industri që con Shqipërinë përpara. Në raport me studentët kam qenë dikur si ata. Kurr se kam ëndërr të jem këtu, jam edhe vete i cuditur me faktin ku kam arritur, po biznesni kështu është. Shpesh puna nuk është te paraja, nuk çohem në mëngjes të them sa lekë do fitoj sot. Natyrisht që kemi emocion sa shumë do bëjë sot, sa po rritem në Shqipëri e rajon, ka të bëjë me shifra po jo sa do fitoj sot. Këshilla ime për studentët është: kam tre këshilla : e para të provojnë të bëhen sipërmarrë, e dyta të provojnë të bëhen sipërmarrën dhe e treta të provojnë të bëhën sipërmarrës” tha Mane, ndërsa garantoi mbështetjen e tij maksimale për studentët/BW/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?