Një nxënës te “Fan Noli” në Tiranë del pozitiv me Covid 19, flet drejtoresha: Klasa e tij i rikthehet mësimit on line

16 nxënësit e klases të tetë në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë do të zhvillojnë mësimin online për dy javët në vazhdim.

Vendimi u mor pasi një prej nxënësve rezultoi i infektuar 3 ditë më parë me Covid-19. Shumica e prindërve të nxënësve të tjerë kane kërkuar që mësimi të zhvillohej onlinëepër të shmangur infektimin e nxënësve të tjerë.

Ata kanë karantinuar fëmijët me dëshirën e tyre por nuk kanë pranuar që ata të bëjnë tamponin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e shkollës “Fan Noli” konfirmoi në një bisedë telefonike me News 24 se mësimi asnjë nxënës i grupit apo mësues nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes deri më sot dhe se mësimi do të vijojë normalisht përmes platformës Akademia.al. Kjo është hera e parë që prej nisjes së vitit shkollor që një klasë zgjedh ta bëjë mësimin online për shkak të infektimit me Covid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?