Një oficer i Guardia di Finanza: Kam foto të një ministri dhe një politikani të rëndësishëm me trafikantë te Gjiri i Lalzit

Artan Hoxha ka treguar një takim me një oficer të Guardia di Finanza, i cili i ka treguar se gjatë ndjekjes së trafikantëve dhe përgjimit të tyre, janë surprizuar kur në tavolinë ka qenë një ministër dhe një politikan.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se oficerët italianë janë shumë prezentë në Shqipëri dhe janë në dijeni për ngjarjet dhe lidhjet e krimit edhe me politikën.

“Një oficer drejtues i Interforce, më kërkon takim nëpërmjet një kolegu që punon për mediat e huaja. Takimin e bëmë në Rogner. Ai kishte ndjekur zonat problematike të kanabisit, nisi për këtë histori dhe në bisedë e sipër, oficeri i Guardia di Finanza, më thotë po ndjekim një organizatë kriminale, kemi dyshime që policia shqiptare nuk e godet dhe ne po e bëjmë vetë.

Në një moment, më nxjerr një foto, pak e zbardhur dhe më thotë nga dyshimet, një lokal në Gjirin e Lalzit, trafikantët takoheshin me pushtetarë të rëndësishëm dhe kishin vendosur përgjues. Përgjuesit i vendosëm për trafikantët, por aty erdhën politikanët shqiptarë.

Më thotë, a i identifikon fotot? I thashë duan që kjo gjë që publikohet, që të bëhet zhurmë. Ai e dintë kush ishte, por për çfarë po ma tregonte?

Në foto ishin dy trafikantë të rëndësishëm, të dënuar në Itali, i kishte shpëtuar atje sepse kishin ndërhyrë politikanë shqiptarë.

Në tavolinë ishte një ministër dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm.

I thashë këtë foto po ma jep që ta nxjerr unë?

Pra italianët janë shumë prezentë në Shqipëri. Detyra funksionale e tyre është që të skanojnë territorin, të tregojnë dhe të ndihmojnë Shqipërinë.

Në rastet kur kemi të bëjmë me organizata që kanë aktivitet shumë të rëndësishëm, të bashkëpunojnë për ti goditur në të gjithë vendin. Italianët thonë nuk i sjellim dot të gjithë informacionet, sepse nuk kemi besim”, tha Hoxha, shkruan TPZ.al.

Por duhet që emrat dhe foto ti jepen publikut e SPAK. Kjo do të ishte më e mira dhe jo mbajtja e fotos në sirtare…

SHKARKO APP