Një pjesë e Ballkanit nga vapë e tmerrshme në stuhi të forta shiu, Shqipëria nuk preket!

Nga vapë e madhe në stuhi shiu me erë të madhe në Ballkan, por jo në Shqipëri. Mund të ketë ulje të lehta temperatura, por jo siç pritet në shtetet afër vendit tonë.

Shtrëngata të fuqishme me breshër dhe erëra të fuqishme priten që nga sot në shumë pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sidomos në Serbi.

Nga masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë me shi në Evropë, më në fund do të kemi shkëputjen e një mase ajrore ciklonike që do të depërtojë në Itali duke u stacionuar atje dhe duke filluar të ndikojë në Ballkan, duke destabilizuar atmosferën me frontet e ftohta ajrore.

Fillimisht në veri të Ballkanit nga sot priten stuhi të fuqishme, të izoluara. Gjatë të dielës po ashtu vazhdon nxehtësia me zhvillime të izoluara, por me stuhi shumë të fuqishme në shtetet fqinje veriore.

Ndërkohë në Shqipëri nuk priten stuhi të forta shiu, por mundet në zonat veriore reshje të pjesshme shiu.

Prapë vapa nuk ikën!

 

SHKARKO APP