Një prind nga Shkodra shpëton vajzën e tij në Ukrainë

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të një prindi në Shkodër për ta nxjerrë vajzën e tij nga ferri i luftës në Ukrainë. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: “Vetëm Zoti mund të na ndante”.

Nga Ukraina duke udhëtuar drejt kufirit me Moldavinë, babai thotë: “Pas 7 ditë luftë në Ukrainë dhe 7 ditë luftë personale për të shpëtuar princeshën time, ja ku e kam tani. Falenderoj miqtë e mi që pavarësisht nacionaliteteve ruse dhe ukrainase u bënë bashkë dhe harruan për një moment luftën dhe ja ku e kam princeshën time. I falenderoj nga zemra, tani po udhëtojmë në drejtim të Moldavisë dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë.”, tha babai.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?