Një shqiptar i tretë i vrarë nga sulmi në Mynih
Dijamant Zabergja, është kosovari i tretë i cili është vrarë në sulmin terrorist në Mynih.
Lajmin e ka ka konfirmuar babai i tij në një status në Facebook, ku ka shkruar se 21-vjeçari është vrarë nga “dora terroriste”.
“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja, 21-vjeçar u vra dje në Mynih nga dora terroriste”, ka shkruar Naim Zabergja, babai i Dijamantit.
Numri i shqiptarëve të vrarë në Mynih kështu shkon në tre: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja.
KOHA JONË SONDAZH

