Një shqiptar i vrarë në Ukrainë, Xhaçka: 5-6 qytetarë kanë kontaktuar për ndihmë

Kryeministri Edi Rama tha se një shqiptar është vrarë në Ukrainë. ”Një djalë shqiptar që ishte pjesë e ushtrisë, që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Europës, Olta Xhaçka theksoi se janë një komunitet shqiptarësh në Ukrainë, ndërsa 11 shqiptarë janë pjesë e OSBE-së që janë evakuuar.

“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që me pjesën tjetër kemi qenë në kontakt. 5-6 prej tyre kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”.

SHKARKO APP