Një shqiptar tërheq zvarrë me makinë dy policë në Parma (VIDEO)

Mediat italiane kanë publikuar një video që është regjistruar në Parma dhe personazhi kryesor është një shqiptar.

I identifikuar nga mediat italiane si një 37-vjeçar me precedent penal në fushën e grabitjes, ai u ndalua nga policia lokale për një kontroll rutinë.

Por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë dhe pasi është futur në mjet, ka lëvizur për pak metra, ndërkohë që një nga policët përfundoi mbi makinën e tij.

Për fatin e mirë një autobus i preu rrugën, ndërkohë që më pas disa policë e arrestuan shqiptarin, i cili do të duhet të përballet me akuza të rënda.

SHKARKO APP