Një shtet në Europë thotë se ka gjetur ilaçin kundër Covid-19

Vendet në superfuqi janë në garë se kush do të krijojë ilaçin që do të luftojë koronavirusin që ka lëvizuar bilancet e jetës në të gjithë botën. Një laborator në Holandë thotë se ka zbuluar ilaçin kundër koronavirusit! Ilaçi quhet 47D11 dhe u zbulua nga shkecëtarët e universitetit të Utrechtit në Hollandë. Nga ky labarator bëhët me dije se brenda një muaji do të bëhët prova e parë.

Një ditë pasi në Lombardi u kapërcye numri 11 mijë i të prekurve nga koronovirusi, nga Holanda vjen një lajm shumë i mire. Sipas të dhënave që vijnë nga ky laborator, është gjetur ilaci i parë që shkatërron virusin Covid 19. Brenda një muaji do të bëhët eksperimenti i parë te njerëzit, ndërkohë që nga provat e bëra deri tani ka rezultuar se ilaci është në gjendje të shkatërrojë virusin.

Ky është një rezultat i shkëlqyer shpjegon profesorja italiane Maria Rita Gismondi që drejton laboratorin e mikrobiologjisë në Milano. Ajo shpjegon së rruga që është ndjekur nuk është e re. Edhe në vitin 2003 në kohën që ishte përhapur Sars u përdor një metodë e tillë që dha rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meritat e këtij zbulimi që po bën xhiron e botës në të gjithë laboratorët shkëncorë të globit, i shkon profesorit të biologjisë Frank Grosveld dhe ekipit të tij. I pyetur nga një revistë holandeze ai shpjegoi se bëhët fjalë për një antitrup që ne e mbanim të veçuar gati për ta përdorur kundër kësaj pandemie që është përhapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky antikorp e pengon Covid 19 të infektojë dhe ndihmon për të zbuluar se ku gjendet virusi. Në thelb antikorpi holandez hidhet në sulm të virusit kovid 19 duke e sulmuar kur ai ndodhet përqark molekulës. Virusi duke u ngjitur me mukozë çon në vështirësi mushkëritë fakt ky që po verifikohet në masë në Itali dhe që deri tani ka shkaktuar qindra të vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?