Një shtrëngim dore shkak i sherrit. 8 në pranga, në kërkim 51-vjeçari që qëlloi me armë

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 nga 9 personat e përfshirë në konfliktin e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda ambienteve të një lokali në afërsi të Liqenit Artificial.

Në kërkim është shpallur 51-vjeçari Adriano Shabanaj, i cili gjatë konfliktit qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive banale mes personave, të cilët ishin lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Fillimisht në ambientet e lokalit kanë kanë qenë 7 prej tyre, e më pas kësaj tavoline i janë bashkuar dhe dy persona të tjerë.

Kasem Stani, ka refuzuar t’i japë dorën Adriano Shabanit, i cili ishte i pranishëm në lokal. Ky veprim duket se nuk është pëlqyer nga 51-vjeçari, i cili fillimisht ka ofenduar me fjalë fyese 40-vjeçarin Stani e më pas ka dalë nga lokali, ka shkuar të marrë pistoletën në makinë dhe është rikthyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim ka qëlluar me armën e zjarrin, e më pas me qytën e pistoletës ka dëmtuar lehtë Kasem Stanin. Pas ngjarjes të gjithë të përfshirët janë larguar me automjetet e tyre nga lokali, por brenda pak orësh janë identifikuar nga policia. Në vendngjarje është gjetur dhe arma tip pistoletë e 51-vjeçarit. Ky i fundit rezulton të ketë qenë kryetar i komunës Kurjan kohë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?