Një si Giorgia Meloni rrëzon Ramën! Ka Shqipëria një ”fenomen” të tillë?

Para 5 vitesh, partia e Giorgia Melonit, “Fratelli D’Italia” mori 4% të votave e sot 26% në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën dhe e bëjnë atë kryeministren e parë femër në Itali.

Kush është ky fenomen që do të ndryshojë Italinë dhe ka befasuar Europën? 45-vjeçarja vjen nga lagjet e thjeshta, nuk ka shkollë të lartë, por arsim të mesëm. Ylli i saj është rritur pikërisht kur në vitin 2011, e dalë nga qeveria Berlusconi, refuzoi të mbështeste qeverinë teknike të Mario Montit, ku mori pëlqimin e borgjezisë së lartë italiane.

Giorgia Meloni ka bërë karrierë politike nga A-ja në partinë e saj; nga forumi i rinisë, në gazetare e gazetës së partisë, në këshilltare provinciale, kandidate për deputete, ministre e më pas kryetare partie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është një model që duhet të rrëzojë edhe Edi Ramën nga pushteti, një grua sidomos që do ta bënte Ramën t’i rrëzohet edhe kauza e tij e fortë, ajo e përkrahjes së grave në politikë. A mund ta bëjë Grida Duma e PD-së këtë, ose Jozefina Topalli? Pikërisht në momentin që Meloni tregoi se ka “këllqe” dhe nisi të thurë lidershipin e saj, atë e afruan saga e kapitalistëve të mëdhenj italianë, dhe i hapën thesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti demokrat, Tritan Shehu e krahason Jozefina Topallin me kryeministren e ardhshme të Italisë, Giorgia Meloni. Për të Topalli mund të ishte Meloni i Shqipërisë.

”Duhet të jem shumë i sinqertë, padyshim që PD-ja kaloi një moment të vështirë, ka rikuperuar shumë, përsëri ka vështirësitë e saj, veçanërisht në nivelin e disa deputetëve. Ne bëmë një trajektore me figura dhe mosha më të reja, por dështuam. Jozefina Topalli mund të ishte, nuk qëlloi të ishte, por aktiviteti politik është i gjatë, nuk është se mbaron me kaq, as për Jozefinën, as për njeri tjetër. Rëndësi ka në disa momente jo vetëm mosha, por edhe energjitë e idetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?