Një stuhi dimri po vjen drejt Ballkanit, priten reshje të mëdha bore

Dimri i vërtetë po vjen. Stuhia e dimrit do të fillojë të forcohet të shtunën në vendet jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, me reshje të dendura shiu dhe bore. Do të sjellë një masë ajrore dukshëm më të ftohtë në Ballkan.

Sipas Severe Weather, një stuhi e fortë dimri do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.

Meteorologët parashikojnë që moti i tillë do të jetë edhe ditën e shtunë dhe të diele. Pak borë parashikohet të mbulojë zona nga Sofja në Bukuresht në Odessa dhe Kiev në Ukrainë. Me rreth 50 centimetra reshje intensive bore të kombinuara me erëra të forta.

Temperaturat në perëndim do të mbeten afër normales, një front i ftohtë arktik forcohet të dielën dhe të hënën në të gjithë Evropën Lindore, veçanërisht në Gadishullin Ballkanik. Për shkak të frontit Arktik, stuhi dimërore do të formohet mbi Greqinë dhe detin Jon të shtunën. Fundjava e ftohtë do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta se sa janë regjistruar së fundmi, madje shumë nën normalen e fundit të nëntorit.

SHKARKO APP