Një tjetër grua vritet po në Kamëz, 31-vjeçarja dyshohet se u ekzekutua për motive hakmarrje

Sërish në Kamëz vritet një grua. 31-vjeçarja që ka mbetur e vrarë në rrugën “Besëlidhja”, është Etleva Kurti.

Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, person i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2022 për vrasjen në Kamëz, në vitin 2018, të shitësit të një marketi, Agim Buçi dhe plagosjen e gruas së tij.

Vrasjen e kreu në bashkëpunim me Ruzhdi Hoxhën, në përpjekje për t’i grabitur xhiron ditore në 25 prill 2018. Krimi ndodhi para syve të fëmijës së mitur të çiftit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?